Deklarata bombë e Mardiola Bacos: Egli nuk është e dashuruar me Gjestin, do sukses

Showbiz

Deklarata bombë e Mardiola Bacos: Egli nuk është e dashuruar me

E ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka ishte Mardiola Baco për të komentuar rikthimin e Eglit në “Big Brother VIP 4” e shumë të tjera.

Pjesë nga intervista:

U kthye sepse është një aktore, këngëtare, regjisore teatri. Unë e vlerësoj si personazh, është një personazh që ajo e ka ndërtuar, ne e kemi besuar. Ky është suksesi, kur ty publiku të mbështet. Është një personazh i shkëlqyer.

Por sa e vërtetë është Egli në këtë raport dhe në rrugëtimin e saj në BBV?!

Një person që ka probleme të shëndetit mendor, do ta kishte të vështirë të përballonte presionin social. Ajo krijoi situatën, pa çfarë kishte ndodhur jashtë, 9 ditë janë mjaftueshëm për t’u rikthyer shumë e fuqishme për qëllimin e saj për të qenë në qendër të vëmendjes.

Ajo po ul personazhin e Gjestit. Egli është një adhuruese e personave të famshëm. Kjo njihet edhe në psikologji. Ka një pëlqim të arrijë suksesin e saj përmes personazheve të famshëm. Ajo bëhet protektive ndaj këtyre personave. Te këta persona sheh çelësin e suksesit të vetë.

Është bukur kur e beson një personazh, por duhet analizuar edhe realiteti. Aspak nuk është e dashuruar. E di sa e madhe është dashuria dhe sa rrugëtim do njeriu drejt dashurisë. /TAR/

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion