“Dashnia e vërtetë e gjen rrugën e bashkimit”, Moza Ahmeti shkon në eventin e DJ krah për krahu me Bujakën

Showbiz

“Dashnia e vërtetë e gjen rrugën e bashkimit”, Moza

Miqësia mes DJ Bujakës dhe Mimoza Ahmetit duket se i ka mbijetuar përplasjeve të fundit në “Ferma VIP”.

Vetëm pak para finales së spektaklit, raporti mes tyre u vu në pikëpyetje pas një debati të fortë që solli reagime të shumta mes ndjekësve të formatit.

Në atë kohë, DJ Bujaka u shpreh i zhgënjyer nga sjellja e shkrimtares, duke lënë të kuptohej se miqësia e tyre kishte marrë një goditje të rëndë.

Por një javë pas mbylljes së aventurës televizive, dyshja ka treguar se mosmarrëveshjet i përkisnin së shkuarës. Ata janë shfaqur sërish pranë njëri-tjetrit në eventin e parë të organizuar nga DJ Bujaka pas përfundimit të spektaklit.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Mimoza Ahmeti shihet e pranishme në aktivitet, duke i dhënë mbështetje mikut të saj. Momenti është ndarë edhe nga gazetari Redjon Shtylla, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Një mesazh i publikuar në Instagram ka vulosur pajtimin mes tyre: Boni marshallah Jaka x Moza????????????Dashnia e vërtetë e gjen rrugën e bashkimit❤️????. Dora vetë, Moza e ftuara speciale në eventin e parë të DJ Bujakës që pas finales së Fermës! Dyshja është rikthyer në ujërat që magjepsi publikun. Sezoni çelet nga Jaka X Moza

Rishfaqja e tyre së bashku është pritur pozitivisht nga fansat, të cilët i kanë konsideruar gjithmonë si një nga dyshet më të veçanta dhe më të komentuara të këtij edicioni të “Ferma VIP”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion