Dafina Zeqiri reagon për herë të parë pas thashethemeve për ndarjen nga menaxheri!

Showbiz

Dafina Zeqiri reagon për herë të parë pas thashethemeve

Prej disa ditësh, emri i Dafina Zeqirit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të raportimeve se ajo ka ndërprerë bashkëpunimin me menaxherin e saj, Pëllumb Çitakun.

Sipas burimeve nga mediat rozë, marrëdhënia mes tyre ka përfunduar pas një kohe të gjatë bashkëpunimi, ndërsa këngëtarja ka ndërmarrë edhe hapa konkretë, duke e hequr Çitakun nga lista e ndjekësve në rrjetet sociale, një veprim që ka ngritur edhe më shumë dyshimet për prishjen e raporteve.

Në mes të gjithë zhurmës, Dafina ka reaguar në mënyrën e saj, përmes një postimi të shpërndarë në InstaStory.

“E vërteta për Dafina Zeqirin: As krizë, as kaos! Vetëm vendime të menduara dhe jetë e qetë”, thuhej në postimin e ndarë nga artistja, e cila nuk ka shtuar koment personal, por ka lënë të kuptohet se gjithçka është bërë me qetësi dhe vetëdije.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion