Capital T bën "lëmsh rrjetin" me këtë foto, a mos vallë konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin?!

Capital T, ka bërë që rrjetet sociale të “vlojnë” me komente pas një postimi në Ditën e Shën Valentinit, duke nxitur aludime të reja për një lidhje me modelen Adrola Dushi.
Prej kohësh, spekulimet për një romancë mes dyshes kanë qarkulluar në media dhe mes fansave, por asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar hapur këtë raport.

Capital T publikoi një fotografi të tij dhe një vajze nga mbrapa, të ulur pranë detit në një ulëse, duke krijuar një atmosferë romantike. Megjithëse nuk ka detaje të qarta që tregojnë identitetin e vajzës, disa elemente në foto kanë bërë që fansat të besojnë se bëhet fjalë për Adrola Dushin.
Për më tepër, veshja e vajzës në foto përkon me disa imazhe që Adrola ka publikuar në Instagramin e saj në muajin tetor, duke forcuar edhe më shumë dyshimet se Capital T dhe Adrola janë bashkë.


