Bullgaria fiton “Eurovision 2026” me votat e audiencës dhe jurive, Shqipëria renditet në vendin e 13-të

Aktualitet

Bullgaria fiton “Eurovision 2026” me votat e audiencës dhe

“Eurovision 2026” u vulos këtë edicion të 70-të, me fituesin e radhës që është Bullgaria.

Shqipëria, e cila nën përfaqësimin e Alis Kallaçit me këngën “Nan”, arriti të siguronte finalen, mori në total 145 pikë duke u renditur kështu në vendin e 13-të.

Ndërkohë nga vota e publikut ai arriti të merrte 85 pikë.

Portugalia ishte ajo e cila i dha Shqipërisë pikët maksimale, pra e votoi me 12 pikë.

Ndërkohë që vendi fqinj, Mali i Zi i dha vendit tonë 10 pikë.

Nga ana tjetër, Shqipëria vendosi t’ia jepte 12 pikëshin e saj Italisë, por kjo e fundit nuk na dha asnjë pikë.

Greqia nga ana tjetër e votoi vendin tonë me vetëm 1 pikë.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion