Bonnie Tyler në gjendje të rëndë, këngëtarja futet në koma artificiale pas operacionit

Showbiz

Bonnie Tyler në gjendje të rëndë, këngëtarja futet

Gjendja shëndetësore e këngëtares së njohur Bonnie Tyler është përkeqësuar papritur, pasi ajo është shtruar me urgjencë në një spital në Portugali dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një problemi në zorrë.


Sipas mediave portugeze, 74-vjeçarja fillimisht ka kaluar operacionin me sukses dhe ishte në fazë rikuperimi, por gjendja e saj është rënduar në orët e fundit, duke bërë që të kalojë në kujdes intensiv dhe të vendoset në koma artificiale.

E përditshmja “Correio da Manhã” raporton se këngëtarja e hitit botëror “Total Eclipse of the Heart” është transferuar nga njësia e trajtimit të ndërmjetëm në repartin e terapisë intensive të spitalit në Faro.

Në raportimet e mediave theksohet gjithashtu se mjekët që po e trajtojnë nuk mund të japin ende një prognozë të qartë mbi ecurinë e gjendjes së saj në orët dhe ditët në vijim.

Autoritetet spitalore dhe përfaqësuesit e artistes nuk kanë dhënë ende një përditësim zyrtar të ri mbi gjendjen e saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion