Bojken Lako i jep fund lidhjes disavjeçare me këngëtaren 18 vite më të re

Showbiz

Bojken Lako i jep fund lidhjes disavjeçare me këngëtaren 18

Kantautori i njohur Bojken Lako dhe këngëtarja Semi Jaupaj i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disavjeçare. Lajmin e ka pohuar vetë Semi ditën e sotme në “Kënga Magjike”, ku merr pjesë me këngën “Jetike”.

Në intervistën e zhvilluar me Ardit Gjebrean, ajo u pyet “A je akoma me Bojkenin?” dhe përgjigja e Semit ishte: “Bojken do ngelet një mik i imi i zemrës. Kam shumë respekt për të dhe do kem gjithnjë. Është një njeri i afërt i imi. Një mik!”.

Ndërkohë nuk dihet ende arsyeja që ka çuar çiftin në marrjen e këtij vendimi.

Lidhja mes tyre u zbulua nga mediat në vitin 2011, kur Semi ishte vetëm 19 vjeç dhe u komentua shumë pasi kishin 18 vite diferencë në moshë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion