Blendi Fevziu habit me rrëfimin e tij: Lulzim Bashën e kam pasur nxënës, njëherë doja ta nxirrja jashtë
Lajmifundit
/
10 Maj 2021, 15:51
Showbiz

Në një rrëfim ndryshe, gazetari i njohur, Blendi Fevziu ka zbuluar për herë të parë se kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën e ka pasur nxënës. Në një intervistë për “News 24”, Fevziu tha se ka dhënë disa orë mësimi kur bënte stazhin në gjimnazin “Sami Frashëri”.
“Njëherë kam dashur ta nxjerr nga klasa, por mësuesja e letërsisë më tha se Basha ishte nga nxënësit shumë të mirë. Gjithmonë kam patur raporte të mira me të”, tha ai.
Gazetari tha po ashtu se presidentin Ilir Meta, e ka njohur që kur ka qenë fëmijë pasi kanë qenë bashkëmoshatarë në shkollë.
“Ka qenë bashkudhëtari im”, u shpreh ai.


