Biseda me Jul Dedën, Heidi Baçi “zbulon” konkurrentin që do të fitojë “Big Brother VIP”

Showbiz

Biseda me Jul Dedën, Heidi Baçi “zbulon” konkurrentin

Heidi Baçi ka treguar që mendon se i dashuri i saj, Romeo Veshaj do të jetë fituesi i “BBV”. Gjatë një bisede me Egla Cenon dhe Julian Dedën, ky i fundit e pyeti konkurrenten mes saj dhe aktores kush mund të jetë fituesi, ndërsa Heidi tha: “Unë”.

“Je e pasinqertë o Bac. Ke thënë ndryshe më parë” – iu drejtua Juli, teksa Heidi u shpreh se ka thënë që Egla është lojtare e fortë por kohët e fundit ajo ka luajtur më shumë.

Pjesë nga biseda:

Juli: Kush e fiton ‘Big Brotherin’ Bac?

Heidi: Romeo

Juli: Në raport me këtë (Egla)po të pyes

Heidi: Unë

Juli: Ti ke dhënë më shumë se kjo (Egla) në këtë shtëpi?

Heidi: Mendoj që po

Juli: Je e pasinqertë o Bac

Heidi: Pse?

Juli: Sepse e ke thënë ndryshe pak kohë më parë

Heidi: Unë kam thënë që Egla është lojtare shumë e fortë. Por në gjërta e fundit mendoj veten. Nuk dua të jep fodulle prandaj s’më pëlqejnë këto pyetjet. Nëse koncepti bazohet në llogjikën tënde, ke të drejtë je ti më i forti

 


   

ME TE LEXUARAT