“Bëhu burrë e mbaj qëndrimet e tua”, Gjesti i kthehet Eglit: A s’paskam qenë ...

Showbiz

“Bëhu burrë e mbaj qëndrimet e tua”, Gjesti i kthehet

Egli Tako vërehet dukshëm se ka ndërruar lojën me rifutjen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ajo po mban një distancë nga Gjesti e po ashtu edhe nga këngëtarja Rozana Radi, me të cilët kishte raporte më të mira.

Derisa në shtëpi u zhvilluan biseda të ndryshme, banorja kërkoi vetëm një gjë nga këngëtari pejan.

“Nuk kam ardhur këtu të të sulmoj as asgjë, bëhu burrë dhe mbaj përgjegjësitë e tua vetëm kaq dua të të them”, iu drejtua Egli.

Artisti nga Kosova iu kundërpërgjigj: “A s’paskam qenë burrë a”.

Gjesti më pas u largua nga oborri dhe hyri brenda, derisa e ka lënë Eglin jashtë.

Duket se raporti i tyre u tensionua me rikthimin në shtëpi, pasi konkurrentja ka ndryshuar lojë e qasje.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion