Bashkëshortja e MC Kreshës flet për herë të parë për takimin e tij me Rozana Radin, çfarë deklaroi ajo?

Showbiz

Bashkëshortja e MC Kreshës flet për herë të parë

Bashkëshortja e MC Kresha, Erzina, ka reaguar për herë të parë ndaj komenteve që pushtuan rrjetin pas përballjes televizive të reperit me ish-partneren e tij, Rozana Radi. E ftuar në emisionin Prive By Liberta Spahiu, në rubrikën “Koment për Koment”, ajo tregoi se e ka parë gjithë situatën me shumë qetësi dhe sportivitet.

Një nga komentet që mori më shumë vëmendje në rrjet ishte pyetja: “Qysh bre e le Kreshën me shku te Rozana?”. Por Erzina nuk e pa aspak si diçka problematike, përkundrazi, ajo tha se kjo ishte një lëvizje tipike e reperit për të krijuar bujë mediatike.

“Kështu din me e bë vetëm MC Kresha, lajm boom të madh”, u shpreh ajo me humor, duke lënë të kuptohet se nuk ka ndjerë asnjë lloj xhelozie apo pasigurie nga intervista e bashkëshortit të saj.

Erzina zbuloi gjithashtu se e kishte mbështetur plotësisht reperin për pjesëmarrjen në emisionin Goca dhe Gra, madje i kishte thënë vetë: “Do it”. Ajo shtoi se e pëlqen shumë formatin e programit dhe nuk sheh arsye pse të mos e lejojë partnerin të marrë pjesë në një emision të tillë.

Gjatë intervistës u përmend edhe fakti që Rozana Radi ka nisur të ndjekë markën e Erzinës, “Meraki”. Për këtë, ajo pati një reagim pozitiv, duke theksuar se mes tyre ekziston respekt dhe mbështetje si dy gra të pavarura dhe të forta. “Nuk e kam mentalitetin me urrejt ndonjë femër”, deklaroi Erzina, duke mbyllur çdo aludim për tension mes tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion