Baby G trondit me rrëfimin: “Leje gruan se s’të bëri djalë...”, banorja tregon historinë e dhimbshme të jetës së saj!

Showbiz

Baby G trondit me rrëfimin: “Leje gruan se s’të bëri

Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, Baby G ka bërë një rrëfim prekës. E përlotur, këngëtarja tregoi historinë e vëllait të saj, fëmijës së parë të familjes, i cili humbi jetën menjëherë pas lindjes. Pas kësaj tragjedie, familja u bekua me tri vajza, por dhimbja nuk ishte sfida e vetme me të cilën u përballën. Baby G zbuloi se prindërit e saj u vunë përballë një presioni të fortë shoqëror, sidomos babai i saj, i cili sipas saj dëgjonte vazhdimisht komente fyese dhe paragjykuese.

Njerëzit i thoshin babait tim: ‘Leje gruan se nuk po të bën djalë’-rrëfeu ajo, duke e cilësuar këtë si një nga përvojat më të rënda dhe më të padrejta për familjen e tyre. Pavarësisht këtyre zërave, babai i Baby G nuk u dorëzua asnjëherë përballë mentalitetit të vjetër.

Këngëtarja e përmbylli rrëfimin duke e quajtur të atin një shembull force dhe dashurie.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion