“Babai më rrihte për 50 lekë çamçakëz”/ Roza prek me rrëfimin: E kam traumatike ndaj...

Showbiz

“Babai më rrihte për 50 lekë

Roza Lati ka ndarë me banorët e BBV3 histori të jetës së saj private, që nuk i ka treguar kurrë më parë për publikun.

Ajo tregon se babai i saj e ka dashur shumë të ëmën, por kur u prek nga tumori në tru, ai u bë shumë agresiv, madhe edhe ka ushtruar dhunë. Roza tregon një moment kur i kërkoi të atit 50 lekë për një çimçakiz dhe e rrahu. Sipas moderatores, tumori i mori dhe jetën atit.

“Kur i kam kërkuar për herë të parë 50 lekë për çamçakëz më ka rrahur, sepse im atë ka qenë i dhunshëm. Ai ka ndërruar jetë nga tumori në kokë dhe kjo është arsyeja e dhunës së tij. Mbaj mend sa kishin dalë çamçakëzat e parë kam qenë 5 vjeçe ai ishte te puna e tij dhe vajta se pashë shoqet e mija që kishin marrë çamçakëzi, kanë qenë disa me ngjitëse te dora edhe më ka rrahur pse i kërkova 50 lekë çamçakëz.

 Ai ishte agresiviteti i tij që i rrëshqiste, sepse im atë ka ndërruar jetë nga tumori në kokë. Duke u rritur ashtu unë tani kjo goca këtu, më vjen zor të kërkoj lekë, më vjen zor të lyp sepse jam rritur në këtë mënyrë dhe e kam traumatike.  Dhe mami këtë gjë e di. Rita m’i ka mbuluar të gjitha gjërat pa ja kërkuar fare”, tregon ajo.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion