Baba për herë të tretë - Renis Gjoka emocionon me fjalët per të birin

Showbiz

Baba për herë të tretë - Renis Gjoka emocionon me

Këngëtari i njohur shqiptar, Renis Gjoka, është bërë baba për herë të tretë. Renisi, i njohur për zërin e tij të veçantë dhe për tekstet me ndjeshmëri të lartë, po përjeton një kapitull të bukur dhe shumë personal, atësinë.

Lajmin e bukur e ndau vetë artisti përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, ku konfirmoi ardhjen në jetë të të birit.

Në një post të shkurtër, por domethënës, Renisi shkruan:

“Mirë se erdhe, shoku im i vogël, në këtë udhëtim përmes dritës dhe hijes. Do jem këtu për të të ndihmuar të kalosh gjithçka. Zoti të bekoftë, ”

Baba për herë të tretë - Renis Gjoka emocionon me

 

Fjalë të thjeshta por që mbajnë peshë të madhe emocionale duke reflektuar përgjegjësinë që sjell ardhja në jetë e një fëmije për çdo prind që përjeton këtë moment.

Urimet për artistin kanë vërshuar nga ndjekësit, miqtë dhe kolegë në rrjete sociale, ndërsa momenti mbetet një kujtim i paharrueshëm për të dhe familjen e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion