Artisti Mal Retkoceri do të jetë banor i Big Brother VIP?!

Sot i ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë artisti Mal Retkoceri. Në Dhjetor 2023, ai mori pjesë në Festival me këngën “Çmendur”.
Kjo ishte pjesëmarrja e parë e tij në këtë festival dhe njëherësh “Çmendur” është edhe debutimi i tij i parë në muzikë. Pas fitores, Mali ka treguar për herë të parë edhe mesazhin që ka kënga e tij, duke zbuluar se kënga i dedikohet nënës së tij, në fakt, siç thotë ai, kjo këngë është vetëm një pjesë e vogël e asaj çfarë ka kaluar nëna e tij.
Pas suksesit në Festival a mendon artisti se të merrte pjesë në një format si Big Brother do ta ndihmonte që të merrte edhe tek pjesa e famës së menjëhershme?
Nuk është se e kam menduar shumë. Thjesht jam duke u përgatitur për një projekt tjetër muzikor dhe nuk jam duke planifikuar diçka. Nuk është se kam marrë ftesë, por nëse e kisha marrë ndoshta do e kisha menduar ama nuk e di.