Arrestimi i Fjolla Morinës në lokalin e saj, policia e Kosovës jep detaje

Showbiz

Arrestimi i Fjolla Morinës në lokalin e saj, policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka dhënë njoftimin zyrtar, në lidhje me arrestimin e këngëtares Fjolla Morina. Kjo e fundit u kap ditën e sotme, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për trafikim armësh.

“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë, sot me 19.07.2017 në Prishtinë nga njësia policore FAST-Kosova në bashkëpunim me zyrtaret policorë të stacionit policor “Jugu” në Prishtinë, është arrestuar e dyshuara femër, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Shqiptare”, njofton policia e Kosovës.

Fjolla Morina u dënua në mars të këtij viti nga Gjykata e Kukësit me nëntë vite burg, të reduktuara në gjashtë pastaj. Ndërkohë në prill, asaj iu lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar nga Interpoli. 

ME TE LEXUARAT