“Arratisja” e Meghan Markle dhe Harry-t nga jeta mbretërore , film më i ri hollivudian

Showbiz

“Arratisja” e Meghan Markle dhe Harry-t nga jeta mbretërore ,
Një film mbi largimin e dukës dhe dukeshës së Sussex-it, Harry dhe Meghan Markle nga rolet mbretërore pritet të publikohet së shpejti. “Harry & Meghan: Arratisja nga Pallati” do të flasë rreth asaj çfarë ka ndodhur brenda Pallatit Buckingham, që e shtyu dyshen të linin gjithçka pas për një të ardhme më të mirë për veten dhe djalin e tyre.

“Arratisja” e Meghan Markle dhe Harry-t nga jeta mbretërore ,

Filmi do të shfaqë aktorë që luajnë anëtarë të lartë të Familjes Mbretërore duke përfshirë Princin William dhe Kate Middleton dhe Princin Charles dhe Dukeshën e Cornwall. Padyshim, prodhuesit do të fokusohen gjithashtu dhe tek intervista bombë e Harry-t dhe Markle me Oprah Winfrey, e cila u transmetua në fillim të këtij muaji.

“Arratisja” e Meghan Markle dhe Harry-t nga jeta mbretërore ,

Harry & Meghan: Arratisja nga Pallati do të zbulojë ‘çfarë ka ndodhur me të vërtetë brenda pallatit që i shtyu Harry dhe Meghan të linin gjithçka pas,’ sipas Deadline. Në foto, Parisa Fitz-Henley dhe Murray Fraser luajtën në Harry & Meghan: A Romance Royal 2018.Filmi do të detajojë gjithashtu ‘grindjet familjare’ midis Kate dhe Meghan, Charles dhe Harry dhe këtij të fundit dhe William.

Ky është filmi i radhës në një trilogji për çiftin, që ndjek “Harry & Meghan 2018: Një Romancë Mbretërore”, e cila mbuloi ditët e para të marrëdhënies së tyre, dhe “Harry & Meghan: Becoming Royal” të vitit 2019, i cili u përqendrua në martesën mbretërore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion