Ana Kauri dhe Fatjoni në takim 4-minutësh, çfarë ka mbetur pa thënë mes tyre?

Showbiz

Ana Kauri dhe Fatjoni në takim 4-minutësh, çfarë ka

Pas shumë muajsh, Ana Kauri dhe Fatjoni u rikthyen në “Për’puthen” dhe zhvilluan një takim katër minutësh.

Mes të qeshurash, të dy pranojnë se ndjejnë emocione dhe nostalgji. Në bisedën e tyre, të dy lenë të kuptohet se nuk kanë pasur kontakte me njëri-tjetrin, pas largimit nga emisioni dhe rrëfejnë hatërmbetjet.

Ana Kauri dhe Fatjoni në takim 4-minutësh, çfarë ka

Kujtojmë se Fatjoni u largua nga “Për’puthen”, pas debateve të forta me djemtë e studios, duke lënë përgjysmë takimet njohjen me Anën

Fatjoni: Ika në momentin jo të duhur për ne, por nuk po përbnalloja dot më. Kushdo që vinte i ri, vinte për të më sulmuar mua. Kërkoj ndjesë, se as nuk të telefonova, nuk të kontaktova.
Pashë që po dilje me meshkuj të tjera dhe kështu u largova nga ty.

Ana: Dhe unë e shihja që kishe shumë presion. Por, besoju se një sqarim duhej bërë.
Fatjoni: Ishte dhe presioni, vrulli, më pyesnin pse ike.
Nuk të paragjykoj, por po të isha në vendin tënd, dhe mos të kisha kimi me të tjerë, do të dilja.
Ana: Përderisa ti nuk u tregove aq korrekt me mua, nuk kam pse tregohem unë. Duhet të bëje një sqarim

Fatjoni: Nuk doja të të ngacmoja. Ti e di që çdo gjë këtu erdhi vrullshëm. Ti mund të më ktheje mendjen

Ana: Bëre mirë, se përderisa njohja filloi këtu, nuk kishim pse të vazhdonim në privat
Fatjoni: Kam të njëjtin respekt për ty 

Ana: Ai veprim nuk më ka pëlqyer fare, ishte ajo që na ndau komplet

Pas takimit, Fatjoni thotë se e pëlqen Anën, ashtu si të gjithë e pëlqejnë Anën, por nuk mund të ketë gjë midis tyre. “Ne kemi vazhduar jetën tonë”, shton Ana.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion