Aktorja izraelite dikur luftoi kundër palestinës, sot bën thirrje për paqe

Showbiz

Aktorja izraelite dikur luftoi kundër palestinës, sot bën thirrje

Rrjetet sociale po shpërthejnë nga debatet mes mbështetësve të Palestinës dhe atyre izraelitë. Gal Gadot, aktorja e famshme, e cila në të kaluarën është zgjedhur miss Izraeli, ndërsa ka bërë edhe dy vite shërbim ushtarak, i cili është i detyrueshëm. Përmes një postimi në Twitter ajo ka shkruar:

“Izraeli meriton të jetojë si një komb i lirë dhe i sigurt. Fqinjët tanë meritojnë të njëjtën gjë. Vendi im është në luftë. Unë shqetësohem për familjen time dhe miqtë e mi. Shqetësohem për njerëzit e mi. Ky është një cikël i mbrapshtë që ka zgjatur për shumë kohë. Unë lutem për viktimat dhe familjet e tyre. Unë lutem që kjo armiqësi e paimagjinueshme të marrë fund, lutem që udhëheqësit tanë të gjejnë zgjidhjen që të mund të jetojmë krah për krah në paqe. Unë lutem për ditë më të mira”, shkroi 36-vjeçarja në Tëitter.

Me mijëra ishin komentet ndaj këtij mesazhi. Politikani amerikan Ted Cruz e vlerësoi aktoren për fjalët e saj, por shumë reaguan me zemërim ndaj saj. Ajo u kritikua nga mbështetësit e çështjes palestineze, duke i rikujtuar asaj shërbimin në ushtrinë e Izraelit.

Katër vite më parë, Libani ndaloi Ëonder Ëoman nga kinematë, pasi personazhi kryesor luhej nga aktorja izraelite./A2CNN

ME TE LEXUARAT