Aktorja e famshme rrëfen momentin e sikletshëm: Po bënim seks dhe vajza hyri në dhomë...

Showbiz

Aktorja e famshme rrëfen momentin e sikletshëm: Po bënim seks dhe

Në një episod të shfaqjes “Getting Honest” që transmetohet në YouTube, Jessica Alba, 40 vjeç, dhe producenti i njohur, 42 vjeç, zbuluan se vajza e tyre Haven, që është 9 vjeç, hyri në dhomën e tyre në një moment intim.

“Ishte gjëja më e keqe. Kaluam pesë minuta në dhomën e gjumit duke qeshur dhe duke thënë: ‘Nuk mund ta besoj së shkatërruam vajzën tonë, ne thjesht e shkatërruam atë’”,- u shpreh çifti.

Alba tha se pas atij momenti, filloi të qante dhe telefonoi motrën e bashkëshortit të saj për ndihmë, sepse ajo është shumë e mirë për t’i ndihmuar me sfida të ndryshme.

Pak minuta më vonë, Warren tha se zbriti poshtë për të biseduar me vajzën e tyre.

“’Haven, vë bast që është hera e fundit që hyn në dhomën tonë pa trokitur!’ ishin fjalët që i thashë atëherë dhe tashmë ajo nuk hyn pa trokitur”,- tha Warren.

Kujtojmë që çifti janë prindër të tre vajzave, Honor Marie Warren 13 vjeçe, Haven Garner Warren 10 vjeçe and Hayes Garner Ëarren 4 vjeçe.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion