Agron Llakaj dedikim prekës në 6-mujorin e ndarjes nga jeta të bashkëshortes: Na ke lënë sytë me lot...

Showbiz

Agron Llakaj dedikim prekës në 6-mujorin e ndarjes nga jeta të

Në 6-mujorin e ndarjes së bashkëshortes nga jeta, Agron Llakaj i ka kushtuar një dedikim prekës Kostandinës. Aktori, i cili ndan me publikun detaje nga jeta e tij personale, zgjodhi që të publikojë sot në Insta Story foton e bashkëshortes së ndjerë e cila bën sot gjashtë muaj që është ndarë nga jeta.

“6 muaj sot pa ty e imja Konstandina, na ke lënë syrin me lot, na thau shpirtin pritja”, është dedikimi prekës që Agron Llakaj bëri sot për bashkëshorten e tij të ndjerë.

Aktori vazhdimisht ka rikujtuar bashkëshorten e tij në rrjetet sociale, ku ka treguar dhimbjen e madhe që po kalon, dhe mungesën e saj në jetën e tij dhe të familjarëve.

Agron Llakaj i ka dedikuar asaj mesazhe prekëse, ku shprehet se që pas humbjes së jetës së bashkëshortes, jeta e tij nuk është më njësoj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion