A u bë xheloze ish-bashkëshortja? Rrëfimi pa doreza i Seno Fishtës: Për Juelën kisha...

Showbiz

A u bë xheloze ish-bashkëshortja? Rrëfimi pa doreza i Seno

Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Seno Fishta, ishte ditën e sotme i ftuar në “S’e Luan Topi’, ku ka bërë një rrëfim pa doreza për jetën e tij private. Seno ka treguar për varësinë e tij 7-vjeçare ndaj lojërave të fatit, vështirësitë në emigrim dhe ndarjen nga ish-bashkëshortja.

Por jo vetëm kaq, pasi Erjona Rusi e ngacmoi Senon edhe për rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke u ndalur edhe te buqeta e madhe me lule që i bëri surprizë Juela Nikollit.

Pjesë nga intervista:

Ka ndonjë pëlqim, kishe ndonjë pëlqim për Juelën? Ndjenjë për të?

Ledioni më bëri meme thoshte ‘të gjitha femrat i ngacmon’. Unë shprehi simpati edhe për ty si moderatore, në stilin tënd.

Mua lule nuk më ke sjellë sot

Herën tjetër. Tek Juela kisha një lloj simpatie që me kalimin e kohës edhe për situatën që unë kisha mbyllur me ish-bashkëshorten, mendoj se lindi një far simpatie dhe mund të lindte diçka aty. Ishte simpati e sinqertë.

Reciproke mendon edhe nga ajo?

Femrat e duan kohën pak më të gjatë për t’a treguar, por mendoj se do ta bëja për vete.

Mendon se u bë Edra xheloze për Juelën?

Më ka shkruar mbrapa, por nuk është përzier shumë te kjo pjesë. U bë xheloze. I çova Edrës lule, ishte krenare se buqetën që i kam dërguar ishte dy herë më e madhe se e Juelës./Shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion