”A ju pata thënë?”, Pas takimit të Antonelës me Atdheun reagon Elvisi

Showbiz

”A ju pata thënë?”, Pas takimit të Antonelës me

Atdheu u rikthye ditën e sotme në “Për’puthen”. Pas hyrjes së tij, produksioni solli dhe një herë momente nga sherri me Antonelën.

Unë u largova atë ditë se kisha një rast vdekje, unë erdha këtu që mos dilja frikacak, por pastaj këtu u bënë shumë debate ofenduese, dhe ika. Por që erdha të flas me Antonelën për debatet që ndodhin”, tha Atdheu.

Ai pati një ballafaqim me Antonelën, ku më shumë se për t’u sqaruar me të, ata dukeshin se po zhvillonin një takim të mohuar ku konkurrentja u shpreh se kishte një pëlqim akoma për të dhe madje kërkoi me ngulm kthimin e Atdheut në program.

Nga ana tjetër, ish-konkurrenti i ”Për’puthen”, Elvisi ka reaguar ndaj gjithë kësaj situate të krijuar.
Ai ka ndarë një video të publikuar nga Instagrami i “Për’puthen” ku Atdheu është përballur me Antonelën pas sherrit të bujshëm, sfondin e së cilës e ka mbushur me “hahahahaha” për të ironizuar këto që ndodhën sonte, të cilën e ka shoqëruar me emoji ”kloun”.

”E urrej t’ju them ”A ju pata thënë?” Por, a ju pata thënë?
Jo po Elvisi ju nxjerr litarin femrave, jo po i kërcënon, jo po abuzues maskilist. Jo po meshkuj si Elvisi nxitin dhunën ndaj femrave. M’qeshet se ndaloj dot”, ka shkruar Elvisi mbi atë që u pa sonte mes Atdheut dhe Antonelës.

 

ME TE LEXUARAT