"A e ngacmojnë vajzat Ledrin?", fansat provokojnë Sarën, përgjigjia e saj i lë pa fjalë

Ledri Vulaj para se të njihej me Sarën dhe të bënte publike lidhjen me të, ishte padyshim mashkulli më i dëshiruar nga femrat.
Sot, Sara dhe Ledri janë padyshim një nga çiftet më të dashur dhe gëzojnë shumë popullaritet në rrjetet sociale. Prej muajit dhjetor familja e tyre është zgjeruar edhe me Poemën dhe s’mund të ishin më të plotësuar se kaq.

Megjithatë përtej fakti që është një reper shumë i mirë dhe i talentuar, Ledri mbahet edhe si një ndër artistët që ka tërhequr vëmendjen e shumë vajzave për shkak të pamjes së jashtme. Ai numëron pafund fanse femra të cilat “çmenden” pas tij dhe janë në çdo koncert ku ai është. Por, a e ngacmojnë vajzat edhe tani? Kësaj pyetjeje i është përgjigjur vetë Sara përmes një interviste virtuale që ka realizuar me ndjekësit në Instastory.

“A e ngacmojnë vajzat Ledrin?”- pyet dikush. Dhe siç mund ta merrni me mend, përtej faktit se është baba dhe me një partnere yll si Sara, duket se Ledri ende është i lakmuar nga vajzat. “Joooo, jo jo jo, fare, mhm”- ka shkruar Sara, dukshëm duke nënkuptuar të kundërtën.


