A do jenë sërish bashkë vitin e ardhshëm? Opinionistët e BBV5 flasin pas përfundimit të spektaklit

Showbiz

A do jenë sërish bashkë vitin e ardhshëm? Opinionistët

Opinionistët e edicionit të pestë të Big Brother VIP, Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari, kanë folur për Top Channel pas përfundimit të spektaklit, duke ndarë përshtypjet e tyre për sezonin e gjatë dhe të mbushur me emocione.

Në një intervistë plot batuta dhe humor, të dy kanë komentuar suksesin e programit, dinamikat brenda shtëpisë dhe eksperiencën e tyre si opinionistë, duke lënë të hapur mundësinë për rikthim edhe në edicionin e ardhshëm.

Pyetjes së bërë nga gazetarja e Top Channel, Sara Hila, nëse do të jenë sërish bashkë në edicionin e radhës, Kryemadhi u përgjigj “Ne kemi qenë gjithmonë bashkë, nuk ka rëndësi çfarë ndodh vitin tjetër”.

Monika Kryemadhi: Ne jemi gjithmonë në festë.

Arbër Hajdari: Pas çdo të shtune ne kemi festuar të dielën. Edhe të martat, shkonim të mërkurën. E mërkura pink. Gjithmonë.

Arbër Hajdari: Me sa mora vesh unë, kemi dalë të parët me klikime në YouTube. Në pesë vite ka qenë një audiencë e jashtëzakonshme. Është spektakël i bukur Big Brother, ka emocion, histori të ndryshme njerëzore të cilat veçojnë nga njëra-tjetra. Aq më tepër këtë vit, që mendoj se gara ka qenë shumë e fortë.

Monika Kryemadhi:: Ka qenë e fortë, por edhe emocionet që prodhoheshin nga vetë shtëpia…

Arbër Hajdari: Edhe Mona pastaj, me prezencën e Monës nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Për ne ka mbaruar Big Brother dhe jemi gati t’i puthim në faqe një nga një të gjithë.

Monika Kryemadhi: Edhe me dashuri të madhe.

Pyetje: Do ju kemi sërish bashkë vitin e ardhshëm?

Monika Kryemadhi:: Ne kemi qenë gjithmonë bashkë, nuk ka rëndësi çfarë ndodh vitin tjetër./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion