48 orë kërkim në lum/ Ende asnjë gjurmë e të riut shqiptar, dyshohet se...

Showbiz

48 orë kërkim në lum/ Ende asnjë gjurmë e të riut

Prej ditës së djeshme, në komunën Occhiobello të Italisë, karabinierët dhe trupat e kërkim shpëtimit kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të një 38 vjeçari shqiptar i cili është zhdukur që prej të shtunës.

Zhdukja e shqiptarit është denoncuar nga bashkëshortja e tij, e cila mbrëmjen e vonë të së shtunës në 27 maj, u paraqit në komisariatin e Castalmassa-s duke denoncuar se bashkëshorti i saj ende nuk ishte kthyer në shtëpi.

Sipas mediave italiane, policia dyshon se shqiptari mund të jetë mbytur në lumin ‘Po’, ndaj edhe kërkimet janë përqendruar në këtë zonë.

ME TE LEXUARAT