“24 vite të vështira në martesë”/ Rrëfehet Moza Ahmeti: Vajzat nuk e pranonin jetën time të re!

Showbiz

“24 vite të vështira në martesë”/ Rrëfehet

Poetja e njohur, Mimoza Ahmeti, e ftuar në studion e emisionit QUO VADIS të moderatores Pranvera Borakaj, ka folur për sakrificat e jetës së saj dhe sfidat e martesës.

Fituesja e spektaklit Ferma VIP 3, në një rrëfim të sinqertë, ka ndarë me publikun përjetimet e mëmësisë në një moshë kur ajo nuk ishte ende gati për t’u bërë nënë.

“20 e ca vjet martesë, që kanë qenë shumë të vështira, për arsye të ekonomisë shumë të vështirë, pata vështirësi me familjen e tim shoqi sepse ishte pak më i ri, unë kisha disa vështirësi të tjera, edhe pse isha shkrimtare shumë e njohur, që doli në profesion të lirë 25 vjeç, më e reja në gjithë Lindjen, sepse Lindja e përdorte profesionin e lirë, që shumë shpejt ma hoqën nga xhelozia e burrave. Kjo jeta martesore, fëmijët erdhën njëri pas tjetrit. Fëmijë, që do ta pranoj ahpur, nuk e kisha programuar që doja të bëhesha nënë aq shpejt. Unë isha tërësisht në lartësinë e krijimtarisë, të një shkolle që kisha studiuar në mënyrë intensive. Në të gjithë këtë panoramë, ekzistenca familjare, 2 fëmijë, fakti që duke patur fëmijë, je e impenjuar, bllokohesh prej tyre”, tha Mimoza Ahmeti.

 Mimoza Ahmeti tregoi se vajzat e saj e kanë patur të vështirë t’a pranonin dëshirën e poetes për të rifilluar një jetë të re, pas divorcit nga ish-bashkëshorti.

“Martesa të sheh si një pronë të sajën, ku përfshihet partneri, fëmijët të shohin si pronën e nënës, burri të sheh si pronën e burrit. Je një objekt i neglizhuar. Fëmija do nënën në çdo çast. Nuk do të dijë cilat janë ndjenjat e tua erotike, po kënaqesh a s’po kënaqesh ti. Duhet t’a themi hapur, siç është. Me shumë vështirësi dhe vonë, fëmijët mezi e kanë pranuar pretendimin tim për të filluar një jetë nga fillimi. Është e pafajshme nga ana e tyre, sepse ata kanë parë “nënën” dhe atë duan të shohin deri në fund. Edhe bashkëshorti kishte parë një grua relativisht të nënshtrueshme. Përveç faktit që unë që në 2007-ën, kur isha ende me të, fillova Master-in, në 2010-ën kapa Doktoratën. Dhe në fund, kur u ndamë, ai më tha një gjë që ishte tronditëse: “Ti asnjëherë nuk i harrove qëllimet e tua, krijimtarinë tënde”. Unë kam jetuar e dyzuar gjithë jetën familjare, ishte familja, dhe njeriu që unë doja ta procesoja deri në fund”, u shpreh fituesja e Ferma VIP 3, Moza Ahmeti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion