Atentat ndaj reperit të njohur shqiptar në Gjermani? Artisti reagon pas shpërthimit në hyrje të pallatit në pronësi të tij

Showbiz

Atentat ndaj reperit të njohur shqiptar në Gjermani? Artisti reagon

Reperi i njohur me origjinë nga Kosova, Azet, ka reaguar publikisht pas raportimeve të mediave gjermane, të cilat shkruanin se një pajisje shpërthyese kishte shpërthyer mbrëmjen e së mërkurës në hyrje të një pallati apartamentesh në Düsseldorf, objekt që figuron në pronësi të artistit.

Lajmi ngriti shqetësime të menjëhershme tek fansat dhe publikun, pasi shpërthimi u raportua si i dyshimtë.

Mirëpo, Azet vendosi t’i japë fund spekulimeve me një deklaratë të qartë në llogarinë e tij në Instagram.

Atentat ndaj reperit të njohur shqiptar në Gjermani? Artisti reagon

Në reagimin e tij, reperi sqaroi se nuk ka qenë objektiv i ndonjë atentati, duke theksuar se ngjarja nuk lidhet aspak me të personalisht: “Nuk ka pasur asnjë atentat ndaj meje. Unë kam disa prona, përkatësisht banesa kolektive. I prekur ka qenë një nga këto objekte – unë vetë nuk banoj aty. Ngjarja nuk ka lidhje me mua”.

Atentat ndaj reperit të njohur shqiptar në Gjermani? Artisti reagon

Azet gjithashtu bëri të ditur se ai zotëron disa pasuri të paluajtshme dhe se apartamenti ku ndodhi shpërthimi është vetëm një nga objektet e tij, pa qenë vendi i tij i banimit.

Aktualisht autoritetet gjermane po hetojnë rrethanat e incidentit, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar.

ME TE LEXUARAT