Krim makabër në Austri/ Influencerja 32-vjeçare mb*tet nga ish-partneri, trupi gjendet në...

Showbiz

Krim makabër në Austri/ Influencerja 32-vjeçare mb*tet nga

Hetimet për vdekjen e influenceres 32-vjeçare, Stefania Pieper, në Austri, kanë zbuluar se ajo është vrarë nga ish-partneri i saj, Patrick M.

Trupi i Stefania-s u gjet i futur në një valixhe në një pyll pranë kufirit Austri-Slloveni, duke tronditur komunitetin lokal.

Provat dhe raportet mjeko-ligjore tregojnë se Stefania është mbytur dhe kishte lëndime në fytyrë, ndoshta nga goditjet ose nga lëvizja brenda valixhes gjatë transportit.

Autoritetet besojnë se ish-partneri nuk e pranoi përfundimin e marrëdhënies dhe rrëfeu fajin, duke e çuar policinë në vendin e ngjarjes.

Patrick M. është arrestuar dhe konsiderohet si autori i dyshuar i këtij krimi të rëndë. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur detaje të tjera rreth ngjarjes./ORA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion