“S’është më kryeministri im”/ Samanta Toçka, studentja që u bë virale me fjalimin kundër Ramës: Do të mbahet mend si...

Aktualitet

“S’është më kryeministri im”/ Samanta

Studentja Samanda Toçka foli në News24 mbi protestën studentore që vijon prej 11 ditësh.

Ajo u shpreh se frikësimi i protestuesve dhe familjeve të tyre nga arrestimet me dhunë brutale të policisë kanë zbehur disi protestën 3-4 ditët e fundit.

Sakaq, shton se Rama me linçimin e protestuesve të arrestuar është duke kërkuar për të gjetur kush ka të drejtë të dalë e të protestojë.

Ndërkohë që sipas saj Rama duhet të shohë kabinetin e tij dhe zyrtarët e korruptuar si ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Samanda Toçka: Ka një tërheqje për shkak të frikës. Përfshirja e mjekëve pedagogëve duhej si mbështetje për studentët. Protesta ka nisur muaj më parë. Në shesh nuk duhet të jenë vetëm studentë, duhet të jenë prindër, gjyshër. Duhet të jemi bashkë me një thirrje të vetme. Mund ta quajmë një kryeministër të rrjeteve sociale. I nxjerr karriget shumë herët në mëngjes pa e parë askush.

Ne nisëm me një vrull formë shprese dhe ashtu duhet të kishte qëndruar. Edhe prindërit kanë ndërhyrë. Duke parë pamje dhune terrori kërkojnë tërheqje të studentëve për ti mbrojtur nga dhuna dhe arrestimi në komisariat. Ditët e para ishte një revoltë, kur dolën pedagogët u qetësua pak. Kërkonin në një formë qetësie. Ajo që po bën kryeministri është të gjejë kush ka të drejtë të dali në protestë. Nuk është vetëm protestë studentore të gjithë kanë kërkesa. Të dalësh dhe ti vësh etiketë njerëzve.

Nëse ai sheh kabinetin e tij qeveritar, shohim kryebashkiak pas hekurave, zv.kryeministre ne hetim dhe me shumë skandale. Nuk kemi dalë të gjithë për një problem tonin. Policinë e ka përdorur në mënyrën më të dhunshme të mundshme. Dënoj çdo akt dhune ndaj protestuesve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion