Revista amerikane “NEWSWEEK”: Ndërsa Parisi dhe Tirana digjen, pse Trump flet vetëm për Francën?

Bota

Revista amerikane “NEWSWEEK”: Ndërsa Parisi dhe Tirana digjen,

Presidenti Donald Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance fajësuan emigracionin për trazirat e dhunshme në Francë. Por ata nuk kanë folur publikisht për një valë të veçantë protestash antiqeveritare në Shqipëri, ku protestat u ndezën pas  një projekti të diskutueshëm turistik të lidhur me dhëndrin e Trump, Jared Kushner.

Kontrasti vjen në një kohë kur të dy vendet përjetojnë trazira në rritje që përfshijnë protestues të rinj, sulme ndaj ndërtesave publike dhe përplasje me policinë.

Trump lidhur me ngjarjet shkroi në Truth Social të dielën: “Franca po digjet! Imigracioni i njerëzve nga një botë krejtësisht e ndryshme, njerëz me urrejtje në zemrat e tyre, e shkatërruan atë vend dikur të madh. Mbyllni kufijtë tuaj dhe merrni kontrollin, para se të jetë tepër vonë!”

SHBA-të njoftojnë veprimin për denatyralizimin masiv

Vance gjithashtu fajësoi emigracionin për dhunën, duke argumentuar se qeveritë liberale perëndimore kishin dështuar të adresonin çështjet e asimilimit dhe përputhshmërisë kulturore.

“Liberalët perëndimorë importuan botën e tretë në Francë dhe vende të tjera në emër të diversitetit dhe dhembshurisë”, shkroi Vance në X. “Ata injoruan çështjet themelore të asimilimit dhe përputhshmërisë.”

As Trump dhe as Vance nuk e kanë komentuar publikisht përshkallëzimin e trazirave në Shqipëri, ku protestat kërkojnë dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe një projekt të turizmit luksoz të mbështetur nga një firmë investimesh e themeluar nga Kushner. Newsweek i është drejtuar Shtëpisë së Bardhë për koment me anë të emailit.

Çfarë po ndodh në Francë?

Franca përjetoi një nga episodet më serioze të trazirave civile në vite gjatë fundjavës, ndërsa demonstratat mbarëkombëtare kundër rritjes së kostove të jetesës dhe përkeqësimit të kushteve në shkolla u shndërruan në dhunë.

Autoritetet vlerësuan se rreth 550,000 njerëz morën pjesë në protesta të shtunën, ndërsa organizatorët e vlerësuan shifrën në afërsisht 800,000.

Demonstratat nisën disa javësh, fillimisht të nxitura nga studentët që kërkonin ambiente më të mira shkollore, më shumë mësues dhe kushte më të mira arsimore.
Më pas ato u zgjeruan në një lëvizje më të gjerë kundër presioneve ekonomike dhe shërbimeve publike.

Grupe të dhunshme vunë zjarre, plaçkitën dyqane dhe sulmuan ndërtesa publike në disa qytete. Në Limoges, flakët dëmtoi rëndë godinën hostorike të bashkisë, ndërsa në zona të tjera bizneset dhe pronat publike u vunë në shënjestër.

Autoritetet franceze raportuan mijëra arrestime dhe qindra oficerë policie, efektivë dhe zjarrfikës të plagosur.

Presidenti Emmanuel Macron dënoi shkatërrimin dhe premtoi pasoja ligjore për ata që janë përgjegjës në një fjalim televiziv mbarëkombëtar që mbajti të dielën në mbrëmje.
Nga ana tjetër, Trump ia atribuoi trazirat emigracionit, duke bërë thirrje që Franca të mbyllë kufijtë e saj, ndërsa Vance në mënyrë të ngjashme përdori dhunën për të argumentuar se qeveritë evropiane kishin dështuar të adresonin integrimin dhe asimilimin.

Protestat e Shqipërisë, gjithashtu të dhunshme

Në Shqipëri, demonstratat e udhëhequra nga studentët kundër qeverisë së Ramës janë përshkallëzuar pas muajsh protestash kryesisht paqësore mbi akuzat për korrupsion dhe një projekt të diskutueshëm turistik luksoz në bregdetin jugor të vendit.

Protestuesit kanë kundërshtuar projektin, por kanë mgritur shqetësime më të mëdha në lidhje me arsimin, papunësinë, kostot e jetesës dhe korrupsionin.

Mijëra demonstrues dolën në rrugët e Tiranës, ndërsa protestat janë përhapur në qytete të tjera, nxënësit e shkollave të mesme iu bashkuan lëvizjes. Mediat lokale raportuan se protestuesit në qytetin bregdetar të Durresit dëmtuan një zyrë postare dhe bllokuan rrugët me barrikada djegëse, duke i zgjeruar konfrontimet përtej kryeqytetit.

Dhuna ka përfshirë sulme ndaj ndërtesave qeveritare dhe bizneseve, zjarre dhe përleshje me policinë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë në përpjekje për të shpërndarë turmat e tërbuara.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë protestues duke hedhur gurë dhe bomba molotov drejt kordoneve të policisë. Trazirat janë bërë një sfidë e madhe për Ramën, i cili ka hedhur poshtë thirrjet për të dhënë dorëheqje, duke mbrojtur rezultatin e qeverisë së tij.

Të dielën, ai argumentoi se demonstratat kërcënuan ambiciet e Shqipërisë për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe jo administratën e tij.

“Shqiptarët duhet të mendojnë shumë qartë: A e duan këtë, a e duan atë, apo e duan BE-në?” tha Rama.

Komisioni Evropian dënoi përdorimin e dhunës, duke riafirmuar mbështetjen dhe të drejtën për protestë paqësore, ndërsa policia shqiptare tha se qindra njerëz akuzohen për vepra penale gjatë demonstratave. Raportohen deri tani dhjetëra oficerë dhe protestues të plagosur.

Protestat kanë tërhequr vëmendje edhe ndaj projektit të zhvillimit të turizmit, lidhur me firmën e investimeve të Kushnerit. Mosmarrëveshja mbi projektin i paraprin dhunës së fundit, me demonstrata kundër zhvillimit që kanë ndodhur gjatë verës.

Reuters raporton se nuk ka gjetur prova për shkelje nga Kushner në lidhje me një mosmarrëveshje të veçantë që përfshin tokën e shitur për zhvillimin.
Protestuesit përleshen me policinë gjatë një demonstrate antiqeveritare jashtë zyrës së kryeministrit, në Tiranë, Shqipëri, më 17 tetor.

Pse ekipi i Trump është përqendruar te Franca?

Trump dhe Vance i kanë përdorur trazirat në Francë për të përsëritur kritikat e tyre ndaj politikave evropiane të imigracionit.

Deklaratat e tyre publike janë përqendruar te imigracioni, asimilimi dhe pasojat politike të asaj që ata e përshkruajnë si qeveri liberale.

Megjithatë, në të kundërt, administrata Trump nuk ka komentuar publikisht mbi protestat në Shqipëri.

Dallimi është i dukshëm duke pasur parasysh ngjashmëritë midis trazirave në të dy vendet, ku të dyja kanë parë të rinj të marrin pjesë në demonstrata të mëdha, dhunën që të shpërthejë së bashku me protestat dhe konfrontime me policinë të intensifikohen.

Megjithatë, lëvizjet kanë çështje të ndryshme themelore që i motivojnë ato.

Në Francë, demonstratat janë përqendruar në kostot e jetesës dhe shërbimet publike, së bashku me kërkesat e studentëve për shkolla më të mira. Në Shqipëri, protestat kombinojnë shqetësimet për arsimin dhe ekonominë me kundërshtimin ndaj qeverisë së Ramës.
Projekti i turizmit i lidhur me Kushnerin i shton një dimension të mëtejshëm protestave në Shqipëri, duke pasur parasysh lidhjen e tij familjare me presidentin e SHBA-së.

Marrë nga Newsweek

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion