Rama në Mal të Zi për Samitin e Procesit të Berlinit, zbulohen detaje nga ajo që pritet të ndodhë

Politikë

Rama në Mal të Zi për Samitin e Procesit të Berlinit,
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mal të Zi, ku do të marrë pjesë në Samitin dyditor të Procesit të Berlinit, me drejtuesit e 6  vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe 10 përfaqësues të shteteve europiane.

Gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi, raportoi nga Budva për Dita Jonë se samiti synon forcimin e bashkëpunimit rajonal, integrimin ekonomik dhe avancimin e perspektivës europiane të vendeve të rajonit.

Sipas gazetares së A2 CNN agjenda zyrtare parashikon pritjen e liderëve në orën 09:30, ndërsa punimet pritet të nisin rreth orës 10:20, me një sesion të hapur ku do të mbajnë fjalime përfaqësuesit pjesëmarrës. Rreth orës 13:00 është parashikuar një konferencë për shtyp mes kryeministrit të Malit të Zi dhe kancelarit gjerman Friedrich Merz.

Një nga takimet e rëndësishm për Shqipërinë pritet të zhvillohet rreth orës 15:45, mes delegacioneve shqiptare dhe gjermane. Në fokus do të jetë rruga e integrimit europian dhe koordinimi i veprimeve për të përfituar nga instrumentet dhe mekanizmat e Bashkimit Europian. Sipas gazetares, takimi synon të shërbejë si një mundësi për të diskutuar objektivat dhe hapat e mëtejshëm drejt anëtarësimit, dhe jo për të marrë një vendim përfundimtar mbi integrimin, raportoi gazetarja e A2 CNN.

Përveç agjendës zyrtare, në diskutime mund të përfshihen edhe zhvillimet e brendshme në vendet pjesëmarrëse, përfshirë protestat në Shqipëri dhe Itali.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion