Protestuesit largojnë karriget e vendosura për “dialog”nga Rama para Kryeministrisë

Protestuesit e mbledhur para kryeministrisë duket se kanë refuzuar thirrjen për dialog të kryeministrit Edi Rama pasi kanë hequr karriget e vendosur në mënyrë simbolike nga kryeministri para godinës së qeverisë.
Pak para nisjes së protestës së studentëve dhe të rinjve në Tiranë, në ditën e tetë të saj, mëngjesin e kësaj të marte, në ambientet e jashtme të godinës së Kryeministrisë janë vendosur disa karrige të kuqe, në formë sfere.
Në video shfaqet kryeministri Edi Rama, i cili vendos mbi to disa letra, ku shkruhet “Dialog”.
Ndërkohë, pasi i kanë parë karriget jashtë Kryeministrisë, një numër i vogël protestuesish kanë reaguar duke shkruar fjalën “Dorëheqje” mbi letrën me mbishkrimin “Dialog”.
Një prej protestuesve u shpreh se kryeministri mund ta shohë dialogun vetëm në ëndërr dhe se dialogun e bëjnë ata që shkojnë pas tij.

