Protestat, Rama dhe ministri Demo takim me drejtuesit e policisë: Dje është kaluar vija e kuqe

Politikë

Protestat, Rama dhe ministri Demo takim me drejtuesit e policisë: Dje
Protestat e dhunshme, Rama dhe ministri Demo takim me drejtuesit e policisë së Shtetit.

Dje është kaluar vija e kuqe. Nuk mund të quhet më protestë studentore, nuk mund të quhet më as protestë. 295 të lënduar, 186 prej tyre janë punonjës policie, raporti tregon vetëpërmbajtjen e policisë. Protestuesit kanë gjetur azil politik në një parti të caktuar”, tha Demo. 

“Policët po përballen me një valë dhune që nuk ka të bëjë me asnjë arsye legjitime, për të pasur pakënaqësi dhe për të kërkuar më shumë nga qeveria. Kam ardhur sot prapë me këtë me vete, duhet ta mbash me vete, ta peshosh, sa i shtohet pesha kur vjen në drejtimin e njerëzve me uniformë dhe çfarë mund të bëjë mbi këdo.

Me këtë nuk negociohet. Në momentin kur shteti negocion me të, ka rënë. Dhe kur fiton ky, atëherë, logjika e këtij bëhet vetë shteti. 

E ka parë Shqipëria këtë film më shumë se njëherë, pasoja janë plagë që duhen vite për t’u shëruar. Nuk do të thotë aspak se kush sot proteston paqësisht, edhe pse janë shumë pak, duan përmbysje. Janë të rinj dhe të reja të ekstremizuar nën frymëzimn e asaj force të errët dhe të re që është shfaqur në Europe dhe SHBA, që presidenti e ka shpallur organizatë terroriste, Antifën. Ata janë peng i një ideologjie të re, shkatërro gjthçka”, theksoi ai.

ME TE LEXUARAT