“Standardet e BE-së po i kërkon edhe populli” / Mesazhi i prerë nga Berlini për protestat kundër qeverisë 'Rama'

Bota

“Standardet e BE-së po i kërkon edhe populli” / Mesazhi i

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Giese ka deklaruar se Shqipëria ka ende punë dhe detyra për të përmbushur në rrugën drejt BE-së, veçanërisht në fushat e shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit.

I pyetur nga Deutsche Welle gjatë Konferencës Federale për shtyp në Gjermani në lidhje me protestat kundër Edi Ramës, ai theksoi se shqetësimet e ngritura nga ndërkombëtarët po parashtrohen edhe nga qytetarët.

'Kërkesa të ngjashme ngre edhe popullsia në Shqipëri. Pa dashur të hyj konkretisht në përmbajtjen e këtyre demonstratave, besoj se është e qartë që shteti i së drejtës dhe çështja e korrupsionit janë kritere të rëndësishme nëse një vend dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”, u shpreh ai.

Deklarata nga Berlini vjen në një moment mjaft delikat të zhvillimeve në Shqipëri, ndërsa Tirana po “zien” prej ditësh nga revolta studentore, të cilët kanë shënjestruar institucione shtetërore, biznese dhe infrastrukturën rrugore.

ME TE LEXUARAT