Protesta e studentëve përhapet edhe në rrethe, Korça dhe Shkodra bojkotojnë mësimin

Aktualitet

Protesta e studentëve përhapet edhe në rrethe, Korça dhe

Protesta e studentëve dhe pedagogëve ka vijuar në ditën e dhjetë edhe në Korçë dhe Shkodër, ku universitetet kanë bojkotuar procesin mësimor në shenjë solidariteti me protestuesit në Tiranë. Studentët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, ndalimin e dhunës policore dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Protesta e studentëve dhe pedagogëve ka vijuar në ditën e 10-të të saj edhe në rrethe. Pedagogë dhe studentë të universitetit të Korçës kanë vijuar bojkotin edhe këtë të enjte, ndërsa edhe në Shkodër, pjesa më e madhe e pedagogëve kanë zgjedhur të mbështesin kolegët e tyre të Tiranës, duke refuzuar të shkojnë në auditore.

Në qytetin e Korçës pedagogët dhe studentët kanë vijuar të refuzojnë futjen në auditore, duke shprehur qëndrimin e tyre në mbështetje të kërkesave të studentëve në Tiranë dhe në të gjithë shqipërinë. Sallat në universitetin e Korcës janë tërësisht të boshatisura, ndërsa studentët kanë theksuar se protesta do të vijojë pa afat, deri në dorëheqjen e Ramës.

Thuajse e njëjta panoramë paraqitet edhe në universitetin e Shkodrës, ku pjesa më e madhe e pedagogëve dhe studentëve i janë bashkuar protestës dhe bojkotit të procesit mësimor. Një fakt i tillë  është bërë i ditur nga Petër Saraçi, kryetar i sindikatës së pedagogëve të Universitetit të Shkodrës. Në një prononcim për mediat, ai tha se ky bojkot është në respektim të drejtave të studentëve.

Studentët, jo vetëm në Tiranë, por në çdo qytet të vendit, kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre ku kryesorja është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Ata kanë kërkuar të ndalet dhuna policore ndaj bashkëmoshatarëve të tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion