“Zgjoheni natën dhe kujtoni firmat”, Korreshi i kthehet Zegjinesë: Po deshe ndonjë ta jep byrazeri, me vulë edhe me...

Politikë

“Zgjoheni natën dhe kujtoni firmat”, Korreshi i kthehet

Deputetja e PS, Zegjine Çaushi dhe deputeti i PD-së, Saimir Korreshi janë përfshirë në një debat gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku po diktohet për kandidatët për Avokatin e Popullit.

Gjatë debatit, socialistja ndërhyri dhe iu drejtua Korreshit duke i thënë ‘Kujtoheni në orën 12 , shihni ndonjë ëndërr dhe vini këtu në mëngjes dhe tërhiqni firmat’.

Pjesë nga debati:

Gent Strazimiri: Ne nuk kemi propozuar asnjë kandidat.

Çaushi: Edhe me vulë.

Korreshi: Po deshe ti edhe një firmë, të rregullon byrazeri. Po deshe ndonjë firmë që të ka ngelur merak.

Çaushi: Mua merak?

Korreshi: Mos ke ndonjë merak, edhe me vulë, edhe me firmë, vët vët.

Zegjine Çaushi: Unë skam nevojë as për firmë as për vulën tuaj se fatin tim e kanë vendosur njerëz të tjerë. Ju kujtoheni në orën 12, shihni ndonjë ëndërr dhe vini këtu në mëngjes dhe i tërhiqni ato që keni bërë.

Korreshi: Unë zakonisht ëndrrat i shoh me gjellë pasanikësh dhe ndonjë gjë tjetër, por jo me firma.

Arjan Ndoja: Nga ana morale kjo nuk është as burrërore, as etike (tërheqja nga firmat). Por juridikisht bie mbështetja kur tërhiqet firma

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion