Zgjedhjet e 25 prillit, Rama takim në selinë e PS me shefen e misionit të OSBE-ODIHR

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit, Rama takim në selinë e PS me shefen e misionit

Kryeministri Edi Rama ndodhet prej disa minutash ne një takim me shefen e misionit të OSBE-ODIHR, Urszula Gaçek. Takimi po zhvillohet në selinë e PS-së, ku në fokus të bisedimeve janë zgjedhjet e 25 prillit, në një kohë kur OSBE-ODIHR pritet që të nxjerrë raportin përfundimtar mbi parregullsitë dhe rekomandimet e tyre mbi procesin zgjedhor.

Në raportin paraprak, OSBE dhe Këshilli i Evropës deklaroi se po rivendoset besimi te zgjedhjet duke theksuar se procesi i votimeve në 25 prill ishte transparent dhe i qetë.

Takimi i Ramës me Gaçek vjen një ditë pas takimit të kësaj të fundit me kreun e PD-së, Lulzim Bashën, ku fokusi i takimit ishin po ashtu zgjedhjet e 25 prillit.

Më herët gjatë ditës së sotme, Basha e quajti 25 prillin "masakër elektorale", duke akuzuar me emra konkret një sërë deputetësh e politikanësh, me në krye Edi Ramën, pasuar nga Tom Doshi e Aqif Rakipi sipas së cilit vodhën zgjedhjet.

Kryedemokrati shtoi se PD-ja po vijon mbledhjen e fakteve që vërtetojnë se si kjo treshe ka tjetërsuar rezultatin e 25 prillit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion