Zegjine Çaushi s'i ndahet Bardhit: Ça ke bërë o yll i Kavajës!

Politikë

Zegjine Çaushi s'i ndahet Bardhit: Ça ke bërë o yll

Zegjine Çaushi, e zgjedhur deputete në Kuvendin e Shqipërisë në zgjedhjet e 11 majit, duket se nuk do t'i ndahet Gazment Bardhit. Ajo i është drejtuar me një tjetër videomesazh drejtuesit politik të PD në këtë qark, tashmë që edhe KQZ certifikoi rezultatin zgjedhor në qarkun e Fierit.

"Ditë e madhe për tu shënuar. KQZ çertifikoi rezultatin e qarkut Fier, 12 me 4, por ditë e madhe edhe për një arsye tjetër, u ngjall Gazi im. O Gazo po ku ishe futur o lumëmadh, u shqetësuam të gjithë. Thamë mos bën ndonjë të pabërë nga dëshpërimi", thotë ajo.

Me nota të forta ironie "t'i qajë hallin" Bardhit për humbjen e thellë që PD mori në qarkun e Fierit.

"Ça ke bërë o yll i Kavajës tërë këto ditë, ku mi derdhe ato lotë? Në cilin sup e mbështete kokën mor aman? Po bababufi ç'të ka bërë që ju thaftë dora atij katili. Rëndësi ka që u kujtuat sot prapë për ne, se na kishte marrë malli, na kishte zënë meraku për ty.

O Gazo, o madhështor, mos lë ditë të kalojë pa u bërë i gjallë, hë xhan se mërziten edhe shoqet e mia, s'kanë me çfarë të merren. Eh ditë e madhe sot, certifikimi i rezultatit, i ka dhembur bababufit dhe Gazit të Kavajës, ju kuptoj. Paçim Gazo, 117,736 vota për Partinë Socialiste, mos e harro këtë", tha ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion