"Bashkë fitojmë", zbulohet emri dhe logoja e koalicionit Berisha- Meta

Zbardhet emri dhe logoja e koalicionit Berisha- Meta.
"Bashkë fitojmë", është emri që ata kanë vendosur, pjesë e të cilit janë Partia e Lirisë, Partia Demokratike e Shqipërisë e drejtuar nga Sali Berisha, PDK dhe PBDNJ.
Ndërkohë partia udhëheqëse do të jetë PL.
Sic shikohet edhe nga logoja, behet fjale per dy duar, njera e kuqe dhe tetra blu qe jane bashkuar me njera tjetren, sic duket duke simbolizuar bashkimin e grupit demokrat te Berishes me Partine e Metes dhe forca tjera.

Përfaqësuesi i kësaj partie, Endrit Braimllari ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 14 Majit.




