Zbulohet data se kur Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kërkesën e Ervin Salianjit

Politikë

Zbulohet data se kur Gjykata e Lartë do të shqyrtojë

Gjykata e Lartë ka caktuar datën se kur do të shqyrtojë kërkesën e avokatëve të ish-deputetit Ervin Salianji, të cilët kërkojnë pezullimin e dënimit me burg.

Seanca do të mbahet në datën 15 Tetor në orën 13:20. Sokol Binaj sipas shortit është caktuar relatori i çështjes, ndërsa kërkesa do shqyrtohet në dhomë këshillimi.

Avokatët kanë paralajmëruar se do të bëjnë edhe rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi Gjykata e Apelit të zbardhë vendimin e plotë.

Gjykata e Apelit dënoi më 26 shtator me 1 vit burgim Ervin Salianjin për shkak se i prishi imazhin Qeverisë duke denoncuar Geron Xhafajn, vëllain trafikant droge të ish-ministrit Fatmir Xhafaj. Prej 27 shtatorit ai ndodhet në burgun e Fierit.

Partia Demokratike e ka konsideruar këtë vendim si një hakmarrje politike të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt dhe të pambështetur në prova dhe në ligj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion