Zbardhen detaje! Vendimi për lista të hapura, nisin "përplasjet" mes socialistëve!

Politikë

Zbardhen detaje! Vendimi për lista të hapura, nisin

Ndërsa pritet dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë, mbrëmjen e sotme janë zbuluar emrat nga kampi socialist që do të jenë në lista të mbyllura dhe ato në lista të hapura.

Në listat e mbyllura pritet të jenë Evis Kushi, Lindita Nikolla, Milva Ekonomi dhe Etilda Gjoni. Romina Kuko, kryetarja e këshillit bashkiak të Tiranës pritet të jetë në listat e mbyllura të Korçës. Ndërsa Damian Gjiknuri pritet të jetë në listë të hapur të kandidatëve në qarkun e Vlorës, sipas gazetares Eksiona Konomi.

Ndërkohë mesazhi që Rama u përcolli sot deputetëve në grupin parlamentar se ai që ka qenë deputet më herët do garojë në listë të hapur duket se ka ngjallur pakënaqësi mes socialistëve edhe pse nuk kanë dalë hapur. Megjithatë deri në mesnatën e 12 marsit, kur do të jetë afati përfundimtar për dorëzimin e listave të kandidatëve në KQZ pritet të sheshohen këto pakënaqësi.

Të parët që fitojnë mandat janë ata kandidatë që janë në lista të sigurta ndërsa në listën e hapur do të fitojë kandidatët që kanë më shumë vota. 

ME TE LEXUARAT