Xhaçka dhe ambasadorja amerikane vizitojnë familjet afgane në QS: Krenari për mikpritjen shqiptare!

Politikë

Xhaçka dhe ambasadorja amerikane vizitojnë familjet afgane në

Pak ditë pas strehimit të familjeve afgane në Qytet Studenti, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, së bashku me ambasadoren e SHBA Yuri Kim kanë zhvilluar vizitën e parë atje.

Me një postim në Facebook Xhaçka shkruan se shumë partnerë e organizata ndërkombëtare po bashkohen çdo ditë në këtë operacion të madh humanitar ndërsa vlerëson mikpritjen shqiptare.

“607 qytetarë afgan, burra, gra dhe fëmijë kanë gjetur sot një strehë të sigurt në Shqipëri.

Sot me ambasadoren Kim vizituam familjet e vendosura prej 3 ditësh në qendrën akomoduese në Qytetin e Studentit, ndërsa shumë të tjerë janë sistemuar në Durrës dhe Lezhë. Shumë partnerë e organizata ndërkombëtare po bashkohen çdo ditë në këtë operacion të madh humanitar. Krenari për mikpritjen shqiptare!”- shkruan Xhaçka.

 

ME TE LEXUARAT