Vendimi i Kushtetueses për përplasjen Rama-Meta, LSI: Gjykata rrëzoi kryeministrin, mori shuplakë

Politikë

Vendimi i Kushtetueses për përplasjen Rama-Meta, LSI: Gjykata

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me kompetencat mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm.

Teksa Gjykata Kushtetuese theksonte se “kompetencat për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahet ndërmjet tre organeve, Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit”, Vasili shkruan në “Facebook” se vendimi i Kushtetueses tregoi se qëndrimi i presidentit Meta ishte plotësisht kushtetues lidhur me mosemërimin e Cakajt si ministër i Jashtëm.

“Gjykata Kushtetuese rrezon Edi Ramen! Qendrimi i Presidentit Meta plotesisht kushtetues lidhur me mosemerimin e Gent Cakes si Minister i Jashtem.

Gjykata Kushtetuese pushoi sot ankimin e Rames ne Kushtetuese sepse mosmarrveshja nuk ekziston. Mosmarrveshjet i shpik vetem Edi Rama per te rrembyer pushtet qe nuk i takon. Matuflleku i Rames mori shuplaken, qe meriton si cdo sharlatan, qe kerkon ne menyre halucinante te rrembeje çdo pushtet”, shkruan Vasili.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion