Veliaj reagon sërish nga qelia: Lufta për Tiranën Europiane nuk ndalet!
Lajmifundit
/
21 Shkurt 2025, 21:28
Politikë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nga burgu ka ndarë një dokumentar që tregon transformimin e Tiranës nga vitet 1990 deri më sot.
Reagimi i Veliajt vjen një ditë më vonë pasi kryeministri Edi Rama gjatë takimit me punonjësit e Bashkisë tha se kryebashkiaku e bëri Tiranën të vrapojë pasi ai e "nxori nga koma".
“Një videokujtesë e luftës së pashoqe për Tiranën Europiane, që nuk ndalet. Më e mira është gjithmonë përpara”, shkruan Veliaj në Facebook.


