Ultimatumi i Yuri Kim pas shpalljes "non grata", Basha takim me Berishën në selinë e PD-së

Politikë

Ultimatumi i Yuri Kim pas shpalljes "non grata", Basha takim me

Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë zhvilluar një takim kokë më kokë mes tyre.

Pas shpalljes "non grata" të ish-kryeministrit Berisha, ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë kërkoi nga Basha largimin e tij nga PD.

“Shpresoj që të gjithë të mund të pushojnë mirë gjatë gushtit, por shpresoj edhe që kur të kthehen të freskët dhe të ripërtërirë në vendosmërinë e tyre për të zgjedhur të ardhmen kundrejt të kaluarës”.

Kështu u shpreh Kim në fund të muajit korrik, që i vuri ultimatum kryedemokratit për të zgjedhur mes SHBA-së dhe liderit historik të PD-së, të cilin shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë kërkoi që Lulzim Basha ta largonte nga grupi parlamentar në legjislaturën e re të Kuvendit, pasi Uashingtoni e shpalli “non grata”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion