U skualifikua nga gara për kreun e PD përballë Bashës, Ibsen Elezi: E prisja

Politikë

U skualifikua nga gara për kreun e PD përballë Bashës, Ibsen

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi reagon për herë të parë pasi mbledhja e Kryesisë vendosi ta skualifikojë nga gara për kreun e ri të PD që do të zhvillohet më 13 qershor.

Ibsen Elezi shprehet se e priste një vendim të tillë dhe se po pret një përgjigje zyrtare për këtë gjë nga ana e partisë.

“Të nderuar miq, tash sapo u ktheva nga Kosova, mora lajmin nga mediat se më kanë skualifikuar nga gara për kryetar të PD.

Jua them me bindje që e prisja, e kam deklaruar më parë. Pres të marr përgjigjen zyrtare dhe më pas do kem prononcimin tim”, shkruan Elezi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion