U shoqërua në polici, reagon kandidatja e LSI: PS ka vendosur kamera në zyrë për të kërcënuar njerëzit

Politikë

U shoqërua në polici, reagon kandidatja e LSI: PS ka vendosur kamera

Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Durrësin, Elona Guri përfundoi në komisariatin e Durrësit pasditen e sotme pasi u përfshi në një konflikt me një person tjetër.

Por rreth 20 minuta para njoftimit të policisë për shoqërimin e saj, Guri ka ndarë një denoncim në rrjetet sociale.

“Mafia e inceneratorëve vendos kamera dhe pajisje përgjimi në zyrën qendrore të LSI Durrës me qëllimin për të identifikuar, intimiduar, frikësuar e më pas për të pushuar nga puna këdo qytetar të thjeshtë që i bashkohet LSI.

Ky është një skandal i paprecedentë në procesin e fushatës zgjedhore në Shqipëri në 30 vite. Një shkelje penale dhe një akt i shëmtuar i kryer nga matrapazët e inceratorëve.

Njihuni me të vërtetën se sa poshtë kanë rënë zuzarët e “Rilindjes” dhe se çfarë mendje kriminale kanë fundërrinat e mafias së plehrave të cilëve u shtohet një padi tjetër penale për shkeljet dhe zullumet e shumta që kanë bërë.

Harxhojnë milionat e vjedhura nga inceneratorët për kamera dhe mjete përgjimi për të intimiduar e frikësuar njerëzit e LSI.  Asgjë nuk e ndal FITOREN E MADHE të 25 prillit. Janë të kapitulluar.  Më 25 prill fiton Durrësi dhe Shqipëria”, shprehet  Guri.

U shoqërua në polici, reagon kandidatja e LSI: PS ka vendosur kamera

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion