"U burgosa pa gjyq", Veliaj reagon sërish nga qelia: Po më mbajnë larg punëve të qytetit
Lajmifundit
/
18 Shkurt 2025, 20:19
Politikë

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia, duke deklaruar se është burgosur pa gjyq.
Erion Veliaj: Edhe pse i burgosur pa gjyq, me një dosje të kopsitur enkas për të më mbajtur larg punëve të qytetit, puna për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë nuk ndalet! ????????
Shkolla e re “Edith Durham” është e 48-ta në buqetën e godinave arsimore (9-vjeçare dhe gjimnaze) që kemi ndërtuar së bashku në Tiranë, e më gëzon fakti që puna aty po vijon njësoj, me ritme të shpejta, për ta pasur gati në shtator për fëmijët. ????
Forca!


