U arrestua sot nga SPAK, kryebashkiakut të Lushnjes iu bë atentat me granatë ditën e ndërrimit të viteve

Politikë

U arrestua sot nga SPAK, kryebashkiakut të Lushnjes iu bë atentat me

Kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, është një prej të arrestuarve me urdhër të SPAK, nën akuzën e korrupsionit.

Burime bëjnë me dije se ndaj tij është lëshuar urdhërarrest, së bashku me disa bashkëpunëtorë të ngushtë, ndërsa aksioni është ende në vijim.

Tushe ka drejtuar Bashkinë që prej 2019-tës, ndërkohë që në 31 Dhjetor të atij viti iu bë dhe një atentat me granat brenda në zyrën e tij.

Autor i kësaj ngjarje asokohe u tha se ishte shtetasi, Gëzim Saraçi, ish shofer i kryebashkiakut Fatos Tushe, për të cilin ka pasur akuza që merret me trafik të lëndëve narkotike.

Vetë Tusha përfundoi në spital pas atentatit me granat, ndërsa e plagosur mbeti dhe sekretarja e tij. Pas ngjarjes familja e tij u mor në mbrojtje nga ana e Policisë.

Tushe është akuzuar dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha se ka bashkëpunuar me anëtarë të bandës “Hakmarrja për Drejtësi”.

Përpara kandidimit për Bashkinë Lushnjë në 2019, Tushe ka shërbyer si deputet i Parlamentit për zonën e Fierit; anëtar i Partisë Socialiste, anëtar në Komisionin e Prodhimit, Tregtisë dhe Mjedisit. Po ashtu ai ka qenë kryetar i bashkisë Lushnje për vitet 2007–2009; Anëtar i Parlamentit në legjislaturën XVIII deri më 31.03.2011. Ai dha dorëheqjen sepse kandidoi për bashkinë e Lushnjës në zgjedhjet lokale të vitit 2011.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion